Bush: Do prodhojmë makina me hidrogjen dhe alkol
Pëlqej
Albeu.com
Ndërkohë që çmimet e naftës bruto kanë arritur në 75 dollarë për fuçi, Presisenti amerikan Xhoxrh Bush po kërkon ndërhyrjen e Kongresit në lidhje me një plan për të cilin thotë se do ta ulë koston e energjisë.Presidenti kërkon që Kongresi të miratojë një nismë mbi energjinë, për të cilën ai thotë se do të ndryshojë mënyrën se si furnizohen me energji elektrike dhe karburant shtëpitë, bizneset dhe automjetet e amerikanëve. Ai kërkoi financime më të mëdha për motorët me hidrogjen që nuk ndotin mjedisin dhe janë më të fuqishëm se motorët me benzinë. Nisma parashikon mbështetje më të madhe për kërkimet mbi automjetet hibride, të cilat përdorin benzinë dhe energji elektrike. “Duke zhvilluar këto dhe burime të tjera të reja energjie të pastër dhe të ripërtritëshme, si për shembull etanolin, ne do të vazhdojmë të rrisim ritmet e ekonomisë, të ulim çmimet e energjisë dhe të ruajmë mjedisin, si dhe ta bëjmë Amerikën më pak të varur tek nafta nga jashtë”. Ndaj Presidentit Bush po ushtrohet trysni që të veprojë për të frenuar rritjen e çmimeve të energjisë në një kohë kur mbështetja e publikut për të është në pikën më të ulët. Një sondazh i kryer nga gazeta Uashington Post dhe televizioni ABC konfirmon se për 70 për qind të amerikanëve çmimet më të larta të benzinës po shkaktojnë vështirësi financiare. G. Start
Shtuar më 23/04/2006, ora 16:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori