Bush: “Me vjen keq” per Bin Laden
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti ne ikje George W. Bush ka shprehur keqardhjen per disa thenie te tij gjate presidences se tete viteve ne SHBA. Ne nje interviste per CNN, ai ka reflektuar per periudhen qe ka qene ne krye te Shtepise se Bardhe.“Jam penduar per disa gjera qe s’duhet t’i kisha thene... si ‘gjalle apo vdekur’”, eshte shprehur Bush duke iu referuar frazave te shprehura per kreun e Al Kaedes, Osama bin Laden.

“Bashkeshortja ime me ka keshilluar se duhet te bej kujdes per ato qe them si president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes”, shtoi ai.

Pas sulmeve te 11 janarit, Bush tha nje shprehje te kritikuar me pas per Bin Laden: “Une dua drejtesi! Eshte nje poster i vjeter ne Perendim qe thote: I kerkuar, gjalle ose vdekur”.

Bush ishte kritikuar gjate presidentes se tij edhe per pergjigjet e tij ne lidhje me sulmin ne Irak ne 2003-shin. “Disa ndihen se jane krijuar kushtet qe mund te na sulmojne atje. Pergjigja ime eshte: Bjeruni!”, tha ai atehere.

Megjithate Bush eshte shprehur i kenaqur qe ka qene ne krye te nje nder kombeve me te medhenj ne bote dhe e konsideroi kete periudhe si “nje privilegj”.

Bush tha se po planifikon te kthehet ne Teksas pasi te lere Shtepine e Bardhe me 20 Janar dhe se mund te shkruaje nje liber per periudhen si president. “Me mundon Teksasi! E dua Teksasin! Kam shume miq atje”, tha Bush.
Shtuar më 12/11/2008, ora 14:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori