Bursat në rritje pas tronditjes nga fitorja e Trumpit
Bursat evropiane u mbyllën në rënie ditën e djeshme, pas zgjedhjes surprizë të Donald Trump si president i SHBA-së, por sot të gjitha bursat regjistruan rritje, madje edhe ato përtej kontinentit.

Ka një vullnet për të marrë frymë dhe për të qetësuar lojën pas tronditjes së jashtëzakonshme të ditës së djeshme”, thekson Andrea Tueni, analist i Saxo Banque, transmeton REL.

Sektori financiar ishte gjithashtu krejtësisht në rritje, duke përfituar nga një rritje e fortë e normave të huas në tregjet e borxheve shtetërore. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2016, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori