“Merr frymë” Jose Mourinho, Dybala gati për përballjen me Interin

 

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala është stërvitur pjesërisht me grupin këtë mëngjes dhe duket se është i gatshëm për të qenë pjesë e skudrës për duelin ndaj Interit në “San Siro”.

Sipas Calciomercato.com, pas stërvitjes së paradites, sulmuesi pati një bisedë për teknikun Mourinho nga ku u mor vendimi që ai të ishte pjesë e skuadrës.

Sipas raportit, Dybala do të startojë së bashku me Nicolo Zaniolo dhe Tammy Abraham, ndërsa kapiteni Lorenzo Pellegrini do të luajë në qendër të mesfushës./albeu.com


Shtuar 30.09.2022 16:41