Noizy sapo na e zbuloi, Ylli Limani do të ndërrojë “mbiemrin” (VIDEO)

Këngëtarët Ylli Limani dhe Rigels Rajku i njohur si Noizy pas hitit të tyre veror janë bërë shumë miq.

Bashkëpunimi i tyre numëron miliona klikime në Youtube.

Së fundmi Noizy ka publikuar një video në Instastory, ku shkruan se dhe pak ka ngelur e në skenën e “Alpha Show” do të ngjitet “Yll Rajku”.

“Me datë 14 gusht e ndërron mbiemrin Yll Rajku”- shkruan krahas videos Noizy, duke shkaktuar me siguri të qeshura te fansat e tij dhe Yllit.

Më herët, ata kanë publikuar dhe video të tjera “funny”.

Noizy e quajti Yllin në një video si “njeriun më të besdishëm në botë.” Ndërkohë shakanë e ka vazhduar edhe Ylli, i cili i tha se si e kuptoi kaq shpejt./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 17:20