Burri i shpëton vdekjes për një fije, copa gjigante e akullit i shkatërron shtëpinë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një burrë i ka shpëtuar vetëm për rastësi vdekjes.

Kjo pasi një copë gjigande akulli i theu catinë e shtëpisë një burri, dhe përfundoi në shtratin në të cilin ai flinte gjumë.

Jamie Shean po shikonte televizorin në shtëpinë në Bristol, kur dëgjoi “një shpërthim” të fuqishëm në dhomën e gjumit.

Ai vrapoi për atje me idenë se ndonjë fëmijë kishte hedhur ndonjë gur, ose ndonjë fishekzjarre kishte plasur, por u gabua.

Kur hapi derën mbeti i habitur, gjeti një vrimë të madhe në tavan që ishte shkaktuar nga një cope e madhe akulli që kishte madhësinë e topit të futbollit.

“Ishte një goditje shumë e fuqishme. Do kisha vdekur po të isha në ato momente në shtrat. Po qëndroja pranë televizorit kur dëgjoja një shpërthim të fuqishëm në dhomën e gjumit. Shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të ndonjë eksplozivi”, ka deklaruar Shean. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori