Të
dënuarit do të kenë telefonat dhe kompjuterët e tyre në burgun më të ri e më të madh që pritet të
hapet në Britani.
“HMP
Berwyn” që do të
hapet në Wrexham, ka një kapacitet prej 2100 të dënuarish.
Një qeli, nëse mund të quhet e tillë, do të ndahet mes dy personave dhe brenda tyre janë të përfshirë kompjuteri, telefoni, dushi dhe banja.
Fatkeqësish për të
dënuarit nuk do të lejohet interneti, gjithsesi për të kaluar kohën e lirë ata do të kenë opsione të shumta.
Por
burgu, i cili ka kushtuar 256 mln euro, ka marrë shumë kritika se nuk është aq sa duhet ndëshkues.
Por drejtuesi i këtij
burgu, Russ Trent, shprehet se beson se “HMP
Berwyn” do të jetë mjaftueshëm rehabilitues për të
dënuarit dhe do të ndihmojë që ata aftësohen profesionalist e do jenë të gatshëm për të rinisur jetën pas dënimit.
Shtuar më 26/03/2020,
ora 12:37