Një gjykatë në Moskë vendosi burgim të përjetshëm për personat që vranë në vitin 2006 të gazetaren
ruse Anna
Politkovskaya. Sipas BBC, ata ishin mes pesë personave të
gjetur fajtorë për këtë krim muajin e shkuar.
Tre të akuzuar u liruan nga akuzat për vrasje, por Gjykata e Lartë
ruse ka urdhëruar rigjykimin e tyre. Rustam Makhmudov është
gjetur fajtor se ka tërhequr këmbëzën dhe është një nga të dënuarit me burgim të përjetshëm. Daja e tij, Lom- Ali Gaitukayev, një prej atyre të
gjetur fajtor për organizimin e vrasjes, u burgos po ashtu përjetë. Tre personat e tjerë- dy prej të cilëve vëllezërit e Makhmudov, janë dënuar me 12 deri në 20 vite
burg.
Politkovskaya, një reportere investigative 48- vjeçare dhe kritike e zëshme e luftës së Rusisë në Çeçeni, u qëllua në ashensorin e pallatit ku jetonte. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2014,
ora 12:17