Burg përjetë për dhëndrin e Bin Laden
Pëlqej
Dhëndri i Bin Ladenit, Sulaiman Abu Ghaith u dënua me burg përjetë për rolin e tij si zëdhënës i Al Kaedës para sulmeve të 11 shtatorit.

Gjykatësi që gjykoi Abu Gaithin tha se tek ai person nuk kishte parë as edhe një shenjë pendese dhe se ishte i bindur se në rast se do të lihej i lirë do ta vazhdonte idenë e tij për të vrarë sa më tepër amerikanë, shkruan VOA.

Para se ti jepej dënimi, ish-zëdhënësi i Al Kaedës, tha se nuk kërkon mëshirën e askujt, por se beson vetëm tek Zoti.

Akuzat që rëndonin mbi Abu Ghaith kishin të bënin me tentativë për vrasje të amerikanëve dhe nxitje të sulmeve terroriste. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori