Burg për gruan e ish-ministrit norvegjez pas inskenimit të "sulmeve" për simpatinë e publikut
Partnerja e ish-ministrit të drejtësisë në Norvegji është shpallur sot fajtore për kërcënim të demokracisë dhe u dënua me 20 muaj burg për sulme të inskenuara ndaj shtëpisë së saj dhe zjarrvënie të makinës së saj.
56 vjeçarja Laila Anita
Bertheussen, ishte deklaruar e pafajshme ndaj akuzave dhe refuzonte komentet e prokurorit, se kërkonte të gjeneronte simpati për familjen e saj duke i vënë fajin për incidentet, një grupimi anti-racist artistësh.
“Ky rast është hetuar tërësisht,” tha gjykatësi i Oslos, Yngvild Thue duke lexuar verdiktin e çështjes që ka tërhequr vëmendjen e vendit.
Bertheussen tha se do të apelojë.
Ajo u arrestua nga
policia në 2019, çka shkaktoi dorëheqjen e partnerit të saj Tor Mikkel
Wara nga posti publik si ministër i drejtësisë, me partinë e Progresit.
Para arrestimit,
Bertheussen tha se një produksion teatral në Oslo, i cili kritikonte punën e partnerit të saj ministër
Wara, kishtë bërë kërcënime duke shfaqur imazhe të shtëpisë së tyre.
Më pas shtëpia e tyre ishte shkarravitur me simbole naziste dhe makinës së çiftit iu vu zjarri, dhe
Bertheussen tha se paralajmërimet e saj ishin vënë në jetë.
Por
policia arriti në konkluzionn se ajo kishte kryer vetë
sulmet duke djegur makinën me karburant, dhe kishte ndaluar kamerat e sigurisë për
sulmet ndaj shtëpisë.
Përveç zjarrvënies së vandalizmit,
Bertheussen u dënua edhe sipas nenit kriminal 115 të vendit, për sulm kundër anëtarëve të qeverisë.
Vetë partneri i saj
Wara, i kishte quajtur
sulmet “kërcënim ndaj demokracisë” dhe në gjyq tha se partnerja e tij ishte e pafajshme.
Ndërkohë
policia tha se nuk e dinte origjinën e disa letrave të dërguara për
Bertheussen kur ajo ishte jashtë shtetit, që merrnin përgjegjësinë për
sulmet.
Policia tha se ajo ka pasur bashkëpunëtorë.
Objektivi i
Bertheussen ishte trupa teatrale Black Box e Oslos e cila tenton të ekspozojë rrjete politike të së djathtës radikale.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 20:02