Para Drejtorisë së Policisë, tifozët e Feyenoord vazhdojnë përplasjen me efektivët në Tiranë (VIDEO)

Grupi i tifozëve të ekipit holandez vijojnë të përplasen me policinë, ku këtë herë e kanë shtyrë konfrontimin te ura e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Raportohet se gjatë përplasjes ka mbetur edhe një tjetër efektiv policie.

Pak më parë policia pati përplasje me grupin e tifozëve pranë stadiumit “Air Albania”, ku gjithashtu edhe aty mbeti një efektiv policie i plagosur./albeu.com/