Burg nëse e lini qenin tuaj jashtë në të ftohtë gjatë dimrit
Pas gjetjes në një gjendje të mjerueshme të një qenushi të quajtur Libre, Pensilvania vendosi të miratojë ligjin e saj më të ri, ku ndëshkohet me heqje lirie çdo kush që e le qenin e tij jashtë në të ftohtë gjatë sezonit të dimrit.

Ligjet për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve po forcohen gjithmonë e më shumë, në shumë vende në botë.

Verën që sapo lamë pas, në Angli janë kryer të paktën 600 denoncime, për pronarë që i linin kafshët e tyre në mes të nxehtësisë të lidhura në vende pa hije. Anglia është në miratimin e ligjit ndalues për keq mbajtjen e kafshëve, çfarëdo lloji qofshin ato.

Tashme kjo gje nuk mund të ndodh më ne Pensilvani, pasi ligji është jo vetëm për dimrin por edhe për verën e nxehtë do të vijë vitin tjetër.
Shtuar më 11/10/2019, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori