Një gjykatë në Athinë ka urdhëruar burgosjen e kreut të partisë ekstreme greke “
Agimi i Artë”, nën
akuzat për organizim të aktiviteteve
kriminale. “Nikolaos Michaloliakos i ka mohuar
akuzat kundër tij”,-shkruan radio “Evropa e Lirë”. Ai ishte arrestuar së bashku me pesë deputetë të tjerë të partisë së tij nën
akuzat për vrasje, sulmime dhe larje parash. Autoritetet greke e kanë përshkruar partinë “
Agimi i Artë” si një bandë
kriminale neonaziste.
Shtuar më 03/10/2013,
ora 09:33