Begaj vizitë zyrtare në Kroaci, zbardhet agjenda e takimeve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ,do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të homologut Zoran Milanoviç.

Begaj niset nesër, ndërsa më 27 prill do të pritet me ceremoni shtetërore, për të vijuar axhendën zyrtare të bisedimeve me Presidentin e Kroacisë.

Bisedimet do të kenë fokus marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë.

Begaj do të pritet dhe nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviç.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, kreu i shtetit do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare. Vizita do të mbyllet ditën e premte.


Shtuar 25.04.2023 11:56