Amauri këshillon Juven: Do të isha i çmendur për Malinovskyin! Vlahovic? Lewandowski i së ardhmes

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Parmas, Amauri foli për sulmuesin e Juventusit, Vlahovic dhe këshilloi ish-skuadrën e tij për nënshkrimet e reja:

“Ai ka gjithçka për të qenë në gjendje të bëhet një nga sulmuesit më të mirë të Juventusit ndonjëherë. Trashëgimtar i CR7? Ronaldo, si Messi, është i paarritshëm, por Vlahovic mund të bëhet Lewandowski i së ardhmes. Unë jam i sigurt për këtë.”

Tregu që do të vijë dhe nevoja për një mesfushor të madh

“Ëndrra do të ishte të shihja sërish Paul Pogba te Juve, por ka një tjetër për të cilin do të çmendesha. Vetëm një ditë më parë po flisja për Malinovskyin me një shok. Përveç  supergolit ndaj Juves, ai është një lojtar që më pëlqen shumë për mënyrën se si lëviz në fushë”. /albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 21:52