Bruksel, treni del nga shinat lëndohen 20 persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel ku të paktën 20 persona janë të lënduar pasi ka dalë treni nga shinat.

Bëhet fjalë për një tren udhëtarësh dhe të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

Frederic Petit përgjegjës i shërbimit hekurudhor Infrabel tha për rrjetin Vrt se aksidenti ndodhi sot pasi treni u largua nga stacioni Leuven me shpejtësi në drejtim të kryeqytetit belg.

Shërbimet e urgjencës janë thirrën menjëherë në vendngjarje./albeu.com/
Shtuar më 18/02/2017, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori