Bruksel, nis sot forumi ministror i BE
Pëlqej
Nis sot në Bruksel forumi ministror i Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme. Në këtë forum dyditor “BE-Ballkani Perëndimor” do të diskutohet dhe shqyrtohet përparimi në procesin e stabilizim – asocimit në fushën e punëve të brendshme.

Temat e forumit do të jenë përmirësimi i bashkëpunimit midis policive të vendeve të rajonit dhe agjencive evropiane si Europol dhe Frontex, në luftën kundër kontrabandës me armë dhe mjete shpërthyese, diskutime mbi liberalizimin e vizave dhe çështjet e lidhura me migrimin, luftën kundër tregtisë me qenie njerëzore, krimit financiar si dhe luftën kundër korrupsionit.

Takimi do të hapet nga përfaqësues të presidencës belge me BE-në dhe nga Komisioni Evropian, ndërsa pjesëmarrës do të jenë të gjithë përfaqësuesit më të lartë të drejtësisë dhe punëve të brendshmevendeve të Ballkanit Perëndimor.
Shtuar më 23/11/2010, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori