British Airways pret humbje rekorde
Albeu.com
Kompania ajrore britanike “British Airways” ka bërë të ditur se masat për shkurtimin e shpenzimeve janë në rrugë të mbarë, por kjo nuk do ta shpëtojë nga humbjet rekorde në vitin e ardhshëm fiskal.
Për nëntë muaj të vitit fiskal, që ka përfunduar më 31 dhjetor, kompania ka shënuar humbje operative prej 86 milionë funtesh ose 135 milionë dollarë, derisa në të njëjtën periudhë të vitit 2008 ka pasur profit prej 89 milionë.

Zyrtarë të kompanisë kanë thënë se në periudhën nëntëmujore të vitit të kaluar fiskal janë shkurtuar shpenzimet operative për 10,5 për qind, por rënia e të hyrave është edhe më e madhe. Sipas tyre, edhe këtë vit, ndonëse është në rrugë të mbarë, kompania pret humbje rekorde, andaj në të gjithë sektorët janë duke u bërë ndryshime strukturore, të cilat do ta kthejnë kompaninë ajrore në rrugën e profitit.

BA llogarit që nga rregullatorët të fitojë lejen për integrimin me kompaninë ajrore spanjolle “Iberia”, e cila është bërë e ditur gjatë vjeshtës së kaluar. Lejen e rregullatorit, “BA” e pret edhe për ndërmarrjen e përbashkët me “American Airlines”.
Shtuar më 06/02/2010, ora 05:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori