Britanikët zbulojnë si u vra agjenti ish-spiuni rus që po shkakton furtunë mes dy vendeve
Pëlqej
Policia Britanike ka zbuluar sëfundmi mënyrën se si u vra ish-agjenti rus Sergei Skripal, i cili është bërë shkak për një retorike të ashpër me kërcënime të ndërsjella mes ishullit dhe Rusisë, përcjell Albeu.com.

Mësohet se Skripal ka patur kontakt me një agjet nervor në momëntin kur ka kapur dorezën e makinës, gjë e cila i ka shkaktuar atij vdekjen dy orë më pas në shoqërinë e vajzës.

Policia ka bllokuar parkimin ku gjendej makina, ndërkohë që mësohet se me këtë agjent nervor të quajtur "Novychok", të cilët janë prodhuar gjatë Luftës së Ftohtë.

Skripal ishte një funksionar i lartë i ushtrisë Ruse, por u zbulua se i shërbente shërbimeve sekrete britanike.

Ai u zbulua nga FSB ruse dhe u arrestua, por më pas fitoi lirinë duke filluar të jetonte në Britanië e Madhe pas një marrëveshjeje shkëmbimi spiunësh mes dy shteteve.

Britania e Madhe kërcënoi dy ditë më parë Rusinë duke i thënë se duhej të jepte informacione mbi mënyrën e vrasjes së ish-spiunit rus duke marrë një përgjigje të prerë nga Kremlini zyrtar: Jemi një fuqi bërthamore që s'mund të kërcënohet! /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori