Kushdo qe do hyje ne
Britani nga 15 dhjetori do qëndroj
vetëm 5 dite ne karantine nga 14 dite e qe është momentalisht.
Kjo mase vjen nje dite pasi qeveria e Boris Johnson njoftoj daljen e Britanisë nga Lockdown-i, duke filluar nga 2 data 2 dhjetor. Hollesite nga Londra i sjell korrespondenti yne, Arben Manaj.
Nga 14 dite qe është sot, kushdo qe do hyje ne
Britani do karantinohet
vetëm 5 dite duke filluar nga mesi i dhjetorit. Ata qe do udhëtojnë drejt Britanisë do duhet te bejne nje tampon brenda 5 ditëve nga ardhja dhe nëse dalin negative nga koronavirusi do ti rikthehen jetës normale. Tamponi do duhet te behet ne laboratore privat ku çmimi varion nga 60 deri ne 120 pound, por mendohet se çmimi shume shpejt do reduktohet deri ne 5 sterlina. Madje Ministri britanik Transportit Grant Shapps thote se ne listën e laboratoreve te aprovuara do jene edhe firma qe ofrojnë tamponë te shpejte rezultati i te cilëve merret per 30 minuta. Ministri ka deklaruar se sistemi i karantinës mund te hiqet fare ne fillim te vitit te ardhshëm.
Kjo është një mase e mirëpritur nga industria e transporteve
ajrore dhe detare dhe ajo e turizmit, te dëmtuara shume rende nga pandemia.
Britania gjate valës se pare te pandemisë nuk e ndërpreu
ardhjen e te huajve ne vend, madje edhe nga vende me incidence te larte virusi, çka shkaktoj kritika te shumta ndaj administratës se Boris Johsnon. Mendohet se ne muajt e pare te pandemisë rreth 20 milionë udhëtare hynë ne
Britani deri ne kulmin e valës se pare te përhapjes se virusit vdekjeprurës.
Ky është nje lajm i mire edhe per rifillimin e fluturimeve
ajrore per kompanitë britanike si British Airways, Easyjet, TUI, ndërkohe qe Wizzair nuk i ka ndërprere fluturimet nga Londra drejt Tiranes. Nje lajm i tille do mundësoi edhe
ardhjen me te madhe te shqiptareve drejt vendlindjes gjate muajve te ardhshme dhe pronotimit te pushimeve gjate verës, ku shume prej tyre gjate muajve te sezonit te kaluar veror e shmangen
ardhjen ne atdhe.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 15:28