Britania po përballet me
përmbytjet dhe stuhinë që ka goditur vendin. Stuhia Lorenzo ka përfshirë Britaninë mëngjesin e sotëm me erëra që arrijnë një shpejtësi deri në 100 km/h.
Ajo ka sjellë shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar
përmbytje në të gjithë vendin. Shërbimi meteorologjik irlandez ka shpallur gjendjen e emergjencës si dhe ka deklaruar që priten rreshje më të dendura në ditët në vijim.
Janë regjistruar
përmbytje në 43 zona përgjatë Britanisë dhe 11 në Angli. Në
zonën e Isle of Man, lumi që përshkon
qytetin ka da dalë nga shtrati duke izoluar qytetarët në shtëpitë e tyre. Shteti ka venë në lëvizje strukturat e ndihmave të cilët kanë filluar një operacion shpëtimi për banorët.
Shtuar më 03/10/2019,
ora 18:53