Britania, kryeqyteti evropian i drogës
Albeu.com
Britania e Madhe është bërë kryeqendra e kokainës në Evropë. Gjatë shtatë viteve të fundit, konsumi mes njerëzve të moshave nga 16 deri në 24 vjeç është dyfishuar.

Te të rriturit, konsumi i kokainës pothuajse është trefishuar gjatë dekadës së fundit. Sipas të dhënave për Britaninë e Madhe, që disponon Qendra Evropiane e Monitorimit dhe Varësisë nga Droga, që pritet të publikohet të enjten, shihet qartë se gjithnjë e më shumë persona po vdesin nga abuzimi me drogën. Në këtë raport, tregohet gjithashtu se ka më shumë droga në qarkullim dhe gjithnjë e më shumë po bllokohet nga policia. Gazetat britanike raportojnë se sekuestrimi i sasive të mëdha të "crack"-ut, forma më e rrezikshme e drogës, është rritur me 74% që në vitin 2000. Një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar në shtator, nënvizonte se Britania e Madhe ka nivelet më të larta të abuzimit me drogën në Evropë. Aktivistët anti-drogë, thonë se kokaina nuk ka tabutë e drogave të tjera të rënda si heroina dhe imazhi i saj është përmirësuar nga suksesi i yjeve të ekranit, përdorues të saj, si për shembull modelja Kate Moss.

Shtuar më 21/11/2006, ora 11:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori