Britania e Madhe posedon 225 koka berthamore
Albeu.com
Britania e Madhe sot për herë të parë ka bërë publik sasinë e arsenalit bërthamor, që paraqet një hap të rëndësishëm drejt mbikëqyrjes më të ashpër dhe më transparente të përhapjes së armëve bërthamore.
“Besojmë se është momenti i duhur që të jemi më të hapur sa i përket armëve që i posedojmë", tha të enjten në dhomën e poshtme të parlamentit britanik shefi i diplomacisë William Hague. “Gjykojmë se kjo do t’i kontribuojë krijimit të atmosferës së besimit ndërmjet shteteve bërthamore e jo bërthamore në botë”, ka shtuar ai.

Britania në të kaluarën kishte publikuar se posedon 160 koka operative bërthamore, por tashti me një deklaratë ka pranuar se “arsenali i përgjithshëm i kokave bërthamore nuk tejkalon numrin prej 225 sosh”. Zbulimi i sasisë së arsenalit bërthamor ndodh para konferencës kushtuar armatimit bërthamor në New York. Para saj, shpalljen e numrit të kokave bërthamore e bëri edhe SHBA-ja, përkatësisht presidenti i saj Barack Obama, i cili tregoi se shteti i tij posedon 5 113 koka bërthamore funksionale, si dhe mija të tjera të vjetra që presin të dërgohen në mbeturina.
Shtuar më 27/05/2010, ora 21:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori