Britania e Madhe ka me më pak tanke se Serbia? (FOTO LAJM)

Duket se ushtria britanike po planifikon të shkurtojë numrin e tankeve me rrreth një të tretën, ku pritet të mbeten më pak tanje se Serbia, Rusia dhe Zvicra.

Reduktimi i tankeve do të bëhet vitin e ardhshëm, pasi ushtria do të dorëzojë plot 600 tanke nga rreth 2000.

Por sipas "The Sunday Times", një e treta e tankeve të ushtrisë do të zëvendësohen me 56 tanke të tjerë, jo aq të sofistikuar, sa automjetet e blinduara "Ajax", të cilat janë të afta të udhëtojnë me shpejtësi deri në 40km/h.

"Ajax" kanë qenë mjeti i parë i blinduar plotësisht dixhital në historinë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se Gjermania ka 306 tanke kryesore beteje, France 200, Polonia 971, Rumania 437, Rusia 2.700 dhe Serbia 212. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2016, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori