Britania dërgon avionët “Tayphoon” për të mbikëqyrur bombarduesit rusë

Pëlqej
Britania e madhe ka dërguar avionët e saj “Tayphoon”, për të mbikëqyrur dy bombarduesit fluturues rusë pasi janë parë në afërsi të hapësirës ajrore britanike.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi angazhuar aeroplanë “Typhoon” nga baza Losmutu dhe Koningsbiju për të ndjekur dy bombarduesit rusë, pasi ata kishin prekur në zonën e interesave britanike”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zëdhënësi i Forcave Ajrore Mbretërore Britanike.

Incidenti i fundit mes vendeve ndodhi në fund të vitit të kaluar kur avionët rusë kaluan pranë hapësirës ajrore britanike, e cila është shpesh herë është mënyrë e testimit se sa shpejt mund të reagojnë kolegët e tyre britanikë, shkruan Reuters.

Nga ana tjetër, Ministra ruse e Mbrojtjes njoftoi se dy bombarduesit rusë Tu-160 nuk kanë shkelur asnjë ligj ndërkombëtar të patrullimeve në ujërat neutrale. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori