Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris
Johnson ka siguruar mbështetjen e
deputetëve për planin e tij për Brexit.
Gjatë
seancës plenare të mbajtur sot, plani i
Johnson mori 385 vota pro dhe 234
kundër.
Sipas planit të kryeministrit, dalja e Mbretërisë së Bashkuar do të realizohet në datën 31 janar.
Tani duhet që dokumentitë kalojë tani për miratim në Dhomën e Lordëve. Ndërkohë gjatë
seancës pati edhe nga ata që e kundërshtuan Marrëveshjen e Tërheqjes, veçanërisht opozitarët.
Udhëheqësi i Laburistëve opozitarë, Jeremy Corbyn, u bëri thirrje ligjvënësve që të votojnë
kundër marrëveshjes, duke thënë se ka mënyra më të mira dhe më të drejta për të lënë BE-në.
Shtuar më 20/12/2019,
ora 18:05