Vijnë fjalët e para të Allegrit pas rikthimit te Juve

Massimiliano Allegri tashmë u rikthye te Juventus dhe çdo gjë është zyrtare.

Klubi njoftoi rikthimin e Max, por është akoma herët për të dhënë një datë për konferencën e zakonshme për shtyp.

Sidoqoftë sot Max Allegri ka qenë pjesë e një ndeshjeje të vogël në qytetin e tij të lindjes në Livorno.

Massimiliano Allegri foli për Armando Picchi nga Gabbione në Livorno, ku ai luajti – dhe shënoi – me miqtë e tij të vjetër. “Ditë e bukur, jam krenar që marr pjesë në këtë ndeshje, në këtë ngjarje.

Picchi? Më kujtohet profesionalizmi i tij, shumë gjëra të bukura në botën e futbollit”, fjalët e trajnerit të ri të Juventus-it.

“Sot u ktheva në shtëpi… Çfarë Allegri do të gjejmë? Dy vjet më të vjetër”, fjalët e trajnerit të raportuara nga La Gazzetta dello Sport.


Shtuar 28.05.2021 19:07