COVID-19/ Rakacolli tregon grupmoshën ku janë konstatuar raste të rënda

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve për koronavirusin në vendin tonë, Mira Rakacolli deklaroi mbrëmjen e sotme gjatë një interviste televizive se janë hasur raste të rënda mes 30-35-vjeçarëve.

“Po të vini re, të moshuarit vijojnë të ruhen. Nuk kemi të sëmurë në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit. Kjo vjen nga mbrojtja.

Të rinjtë bëjnë jetën më aktive, plazhe, kafene, përqafohen më shumë, rrinë afër më shumë. Kemi pasur raste të rënda mes 30-35-vjeçarëve”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, Rakacolli pohoi se me mbylljen në shtëpi, mundësohet mbrojtja nga sëmundja, mirëpo njerëzit mund të kenë dëmtim të shëndetit mendor.

“Me mbylljen në shtëpi mbrohesh nga sëmundja, por ka edhe një dëmtim të shëndetit mendor. Kjo shoqërohet me një ulje të imunitetit.

Prandaj është një gjë që ndodhi. 1 herë në 100 vjet i ndodh njerëzimit. Jeta nuk do të jetë njëlloj këtë vit. U kuptua tashmë që do bëjë ciklin e vet. Është gjë që na ndodhi”.


Shtuar 6.07.2020 20:01