Ju a merrte mendja? Kjo ishte puna e Kate para se të bëhej dukeshë (FOTO LAJM)

Të jesh princeshë është një punë me kohë të plotë. Kate e di më mirë se kushdo këtë gjë, pasi kjo ka qenë puna që ka bërë prej vitit 2011, kur u martua me Princin William. Nuk është aq e thjeshtë sa duket, pasi i duhet të bëjë fjalime, të merret me bamirësi dhe të ndjekë një sërë rregullash dhe protokollesh.

Por para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore, Kate ishte një vajzë në karrierë. Për çfarë karriere po flasim?

Për industrinë e modës dhe shitjeve me pakicë. Kate filloi të punonte në shitjet me pakicë në biznesin e familjes së saj, Party Pieces – një brand që shet mjete dekori luksi për ditëlindje, dasma dhe festa të ndryshme.

Më pas, ajo u bë një blerëse aksesorësh për markën Jigsaë dhe sipas bashkëthemelueses së markës, Belle Robinson, Kate ishte shumë e mirë në këtë punë.

Jua merrte mendja që dukesha ka qenë edhe një vajzë në karrierë?!


Shtuar 12.04.2020 16:23