Britani, nëna 44-vjeçare në pritje të fëmijës së 22-të
Një 44-vjeçare nga Britania e Madhe është po bëhet nënë për 22-tën herë. Sue Radford ka deklaruar se më parë nuk mundej të mbetej shtatzënë, e dërkohë tani thjesht nuk mund të ndalojë së mbeturi shtatzënë.

“Kështu që tani ju e dini, ne jemi në pritje të një fëmije tjetër. Në çdo 15 javë mbetem shtatzënë e tani presim të mësojmë gjininë e fëmijës tonë të 22-të.”- shprehet ajo.

Çifti jeton në një shtëpi me 10 dhoma gjumi dhe e gjithë familja mbështetet në të ardhurat e Noel-it, bashkëshortit të 44-vjeçares , i cili punon si bukëpjekës, si dhe marrin vetëm 170 dollarë në javë për fëmijët.

Fë mijët e tyrejanë: Chris 30, Sophie 25 vjeç, Chloe 23, Jack 22, Daniel 20, Luke 18, Millie 17, Katie 16, James 15 , Ellie 14, Aimee 13, Josh 12, Max 11, Tillie 9, Oscar, shtatë, Casper 6 , Hallie tre, Phoebe 2, Archie 1 vjeç dhe Bonnie Raye i cili lindi në nëntorin e kaluar.

Vetëm dy fëmijët më të mëdhenj nuk jetojnë në shtëpi, pasi dhe Sophie që është 25 vjeç ka tre fëmijët e saj.

Atyre u kushton rreth 350 dollarë në javë për të ushqyer të gjithë fëmijët e tyre dhe duhen tre orë në ditë për të rregulluar shtëpinë.
Shtuar më 16/11/2019, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori