Britani, gjykata lejon ekstradimin e Assange
Julian Assange mund të akstradohet drejt Suedisë, ky është vendimi që ka marrë gjykata britanike për themeluesin e WikiLeaks-it, i cili do të merret në pyetje lidhur me akuzat për ngacmim seksual nga Suedezët.

Gjykata e lartë e Londrës sot mori vendim që të refuzojë kërkesën e Assange kundër ekstradimit.

Autoritetet suedeze duan ta marrin në pyetje Assange, rreth akuzave për ngacmim seksuale, të cilat janë paraqitur nga dy femra vullnetare që kanë punuar për WikiLeaks në Stokholm.

Assange u arrestua në Londër në dhjetor të vitit 2010, dhe ka jetuar në kushte të rrepta në Britani, që nga arrestimi i tij.

Emri i tij është bërë i njohur pas publikimeve të kabllogrameve të bëra në faqen e tij të internetit WikiLeaks. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori