Britani e Madhe, vendet vakante të punës për emigrantët me diploma
Albeu.com
Britania e Madhe ka publikuar të gjitha listat e profesioneve në të cilat mirëpret punonjës të specializuar dhe të diplomuar. Në këtë mënyrë emigrantët, përfshi këtu edhe ata shqiptarë, kanë një shans më tepër për të aplikuar për një vend pune në këtë shtet. Sektori i inxhinierisë, mjekësisë dhe mësuesisë më të kërkuarit.Zyrat e emigracionit në Britaninë e Madhe kanë specifikuar se nevojat më të mëdha të këtij vendi për këtë vit përqendrohen kryesisht në fusha të ndryshme të inxhinierisë, por më prapa nuk qëndron as sektori i shëndetësisë. Gjithashtu, ndër profesionet e tjera ku kërkesa është e lartë në këtë vend mbetet edhe ai i arsimit. Gazeta "Shqip" boton sot të plota të gjitha listat me profesionet me vende vakante në Britaninë e Madhe. Një pjesë e madhe e tyre përputhet plotësisht me sistemin e arsimit të lartë shqiptar dhe diplomat e lëshuara nga vendi ynë në këto fusha, përjashtuar disa të tjera, ku këto degë nuk përfshihen në skemën universitare shqiptare. Në mënyrë më të detajuar, në këto lista janë nxjerrë si mundësi vakante për punë për emigrantë të kualifikuar dhe me diploma respektivisht 21 pozicione për inxhinierë të fushave të ndryshme. Plot 50 vende si specialistë në sektorin e shëndetësisë përfshi këtu edhe atë të stomatologjisë. Gjithashtu, për sektorin e infermierisë nevojat e parashikuara në këtë vend kapin numrin e rreth 8 specialiteteve të fushës. 14 vende të tjera vakante i përkasin profesioneve të ndryshme, duke filluar nga ato të farmacistëve e duke përfunduar te punonjësit socialë. Tepër të kërkuara janë edhe mësueset për të gjitha llojet e shkollave britanike, si dhe mjekët veterinarë. Por, për të gjithë emigrantët që kanë interes të punësohen në pozicione të tilla janë të detyrueshme një seri dokumentesh që dorëzohen pranë autoriteteve britanike. Një ndër kriteret e pranimit është niveli i diplomës, si dhe eksperienca në punë të ndryshme për secilin profesion.


Tabela


Britani e Madhe

Vende vakante pune për 2007-ën


Sektori inxhinierik

Inxhinierë transporti dhe superstradash:

Inxhinierë trafiku ose planifikues transporti


Inxhinierë ndërtimi:

Inxhinierë gjeomjedisi

Inxhinierë gjeoteknikë

Këshilltar gjeologjie

Analist gjeologjie

Gjeolog i asociuar

Inxhinier gjeologjie

Gjeolog/hidrogjeolog

Gjeolog/inxhinier rezervuarësh

Inxhinier gjeomekanik

Specialist gjeofizike

Gjeofizikan

Shkencëtar gjeologjie

Inxhinier gjeombështetës

Inxhinieri gjeologjie

Inxhinier tokash

Specialist tokash të ndotura


Inxhinierë të tjerë:

Inxhinierë të licencuar për aeroplanë

Punonjës elektrikë për aparate projektimi

Vëzhgues sasiorë i dhënieve me qira


Punësimet në shëndetësi


Specialistë në fushat e mëposhtme:

Aksidente dhe emergjenca

Specialitete dentare shtesë

Anestezi

Kardiologji

Operacione kardiotoraksi

Patologji kimike

Psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë

Neuropsikologji klinike

Onkologji klinike

Radiologji klinike

Dermatologji

Endokrinologji/Diabet, sëmundje e sheqerit

Dentologji e brendshme

Psikiatri e mjekësisë ligjore

Gastroenterologji

Psikiatri e përgjithshme për të rritur

Mjekësi e brendshme e përgjithshme

Ndërhyrje kirurgjikale të përgjithshme

Mjekësi gjenitalo-urinare

Hematologji

Histopatologji

Imunologji

Sëmundje infektive

Mjekësi e kujdesit intensive

Mikrobiologji mjekësore/Virologji

Onkologji mjekësore

Neurologji

Neurokirurgji

Mjekësi bërthamore

Obstetrik/Gjinekologji

Shëndetësi profesionale

Psikiatri e kohëve të vjetra

Kirurgji orale, maksikofaciale

Ortodonksi

Otolaringologji

Kardiologji pediatrike

Pediatër

Kirurgji plastike

Psikoterapi

Mjekësia e shëndetit publik

Mjekësi rehabilitimi

Nefrologji

Alergologji

Reumatologji

Kirurgji trauma dhe ortopedie

Urologji


Të përgjithshme

Audiologjist

Shkencëtar audiologjie

Psikolog klinik

Dietist

Terapist profesional

Farmacist

Niveli më lartë i teknikut farmaceutik

Terapist ligjërate dhe gjuhe

Punonjës social

Shkencëtar biomjekësor/Punonjës shkencor i laboratorëve mjekësorë

Ultrasonografë

Radiolog terapeutik dhe diagnostikues


Të tjera

Mësues në nivelin e detyrueshëm në Angli dhe Skoci
Kirurg veterinar

Marre nga G. Shqip
Shtuar më 13/10/2007, ora 21:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori