Britani/ David Cameron dorëzon mandatin e deputetit
Ish-kryeministri David Cameron ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit, me efekt të menjëhershëm.

Cameron, i cili ka përfaqësuar në Parlament njerëzit e vendit Witney të Oxfordshire që nga viti 2001, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si deputet.

Fillimisht, ai tha se do të vijonte të mbante mandatin e deputetit deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Kujtojmë se David Cameron ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit pasi rezultatet e referendumit më 24 qershor ishin që Mbretëria të dalë nga Bashkimi Evropian. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2016, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori