Britani, 6 të arrestuar për hetimet ndaj grupit terrorist neonazist
Policia e qarkut metropolitan West Midlands njoftoi se pesë burrat dhe gruaja e arrestuar dyshohen për nxitjen dhe kryerjen e terrorizmit, si dhe pretendohet të jenë anëtarë të "Veprimit Kombëtar"

Forcat anti-terroriste britanike kanë arrestuar gjashtë të dyshuar me pretendimin për anëtarësim në një grup të ndaluar terrorist neo-nazist.

Policia e qarkut metropolitan West Midlands njoftoi se pesë burrat dhe gruaja e arrestuar dyshohen për nxitjen dhe kryerjen e terrorizmit, si dhe pretendohet të jenë anëtarë të “Veprimit Kombëtar”.

Nga atje njoftuan se arrestimet janë kryer në një operacion të udhëhequr nga inteligjenca. Burrat 21-28 vjeç u ndaluan në Cambridge, Banbury, Wolverhampton, Leicester dhe Stockport, ndërsa gruaja 37 vjeçare u arrestua në Banbury. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori