Drita të forta dhe flakë, dalin pamjet tmerruese të momentit të përplasjes së dy trenave në Greqi

Kanë dalë pamjet e momentit të përplasjes së dy trenave në Greqi, ku humbën jetën tragjikisht 40 persona.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në orën 11 e 15 minuta të mbrëmjes së djeshme dhe siç duket nga pamjet pas momentit të përplasjes është shkaktuar flakë dhe trenat kanë dalë nga shinat.

Bilanci tragjik përfshin 40 persona që kanë humbur jetën dhe 60 të plagosur prej të cilëve 25 në gjendje serioze dhe 6 në intubim.

Mbi 40 autoambulanca, 150 zjarrfikës forca të policisë e ushtrisë kanë shkuar në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve.


Shtuar 1.03.2023 20:15