BREXIT / Parlamenti do vendosë për shkëputjen e Britanisë nga BE-ja
Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe ka vendosur sot se kryeministrja e vendit, Theresa May, duhet të marrë aprovimin e Parlamentit para se ta fillojë shkëputjen formale të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Organi më i lartë gjyqësor i Britanisë së Madhe, hodhi poshtë argumentet e qeverisë se May për të përdorur pushtetin ekzekutiv, të njohur si "privilegj mbretëror" për ta thirrur Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës të BE-së dhe të nisë bisedimet dyvjeçare për shkurorëzim, transmeton Express.

Megjithatë, gjykata i refuzoi argumentet se kuvendet e deleguara të Britanisë së Madhe në Irlandën Veriore, Skoci dhe Uels duhet të japin miratimin e tyre para se të thirret Artikulli 50.

"Referendumi është i një rëndësie të jashtëzakonshme politike, por Akti i Parlamentit i cili e thelëmoi atë nuk kishte thënë se çfarë duhet të ndodhë si pasojë," ka thënë Presidenti i Gjykatës Supreme, David Neuberger. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2017, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori