Brexit/ Mbretëresha Elizabeth thyhen heshtjen
Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II pas vendimit të referendumit Britanik për të dalë nga BE, ishte ndër të paktet personazhe qe kishte ruajtur qetësinë. Mbretëresha ka vendosur në mënyrë jo rastësore të thyej heshtjen në hapjen e Parlamentit të Skocisë, ku u bëri thirrje udhëheqësve politikë për ti dhënë kohë vetes.

Ajo e konsideroi të nevojshëm elementin ‘kohë’ për të menduar mirë së cilat do të jenë hapat e ardhshëm për të përballuar sfidat dhe luftën e hapur që ka lënë Brexit për Britanikët.

Theksojmë së ndryshe nga shumica e popullsisë britanike që votuan për të dalë nga BE, shumica e votuesve në Skocez mbështetën qëndrimin në bllokun 27 anëtarësh, gjë që ka shtyrë ministren e pare të Skocisë që të kërkojë një referendum të dytë.

Ky hap ekstreme i skocezëve që do conte në përçarjen e Mbretërisë ka detyruar Mbretëreshën Elizabeth, edhe pse prononcohet shumë rrallë për cështje publike, të ndërmarrë masa. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2016, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori