Dy brazilianet shfaqen me bikini në kullën Eiffel, Policia merr masa (FOTO LAJM)

Me bikini zbuluese, dy modele pozuan këtë të hënë para Kullës Eiffel dhe shumë shpejt shkaktuan një “stuhi” reagimesh.

Dy influenceret veshën kostumet e kuqe të banjës, u derdhën në rrugët e qytetit të dashurisë, vizituan monumentin e Parisit dhe u përballën me zemërimin e parisienëve. Nga ana tjetër, policia e qytetit iu afrua atyre, duke i paralajmëruar të mbulonin trupin.

24-vjeçarja Gabriela Versiani dhe 27-vjeçarja Gabily ishin dy brazilianet që i vunë flakën Parisit për nevojat e promovimit të biznesit të tyre të rrobave të banjës.

Përtej reagimeve të kalimtarëve, veprimet e modeleve u ndeshën edhe me kritika nga miqtë e tyre online kur postuan imazhet e tyre në Instagram.

Në videot që u postuan dhe u bënë shpejt virale, modelet shihen duke hequr palltot e gjata të zeza, ndërsa një vajzë e tretë e veshur njëjtë i fotografon.

Kjo e fundit, e identifikuar si Vanessa Lopes, ka folur përmes llogarisë personale në Instagram për incidentin:

“Për pak u arrestuam nga djemtë se bëmë një reklamë bikini dhe ata thanë se nuk mundemi. Unë u thashë se po e bëjmë sepse kemi një biznes me rroba banje , “duke mos ditur se pjesa e rrobave të banjës në sesionin e tyre fotografik përfshinte një atraksion të madh turistik.

“Vajza, vishuni!” Policia largon nga kulla Eiffel dy brazilianet

Më pas ajo shtoi se policia i ka njoftuar se është e ndaluar të bëhen foto me rroba banje para Kullës ikonike Eiffel.

Shumëq prej atyre që i panë imazhet thanë se modelet duhet të “turpërohen” për veprimet e tyre, ndërsa të tjerë thanë se “e kishin kaluar kufirin “.