Rekord infeksionesh, cilat vatra të reja u skuqën sot

Në vend u shënua sot një tjetër rekord infeksionesh nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë konfirmoi 48 raste me të infektuar, numri më i lartë ky që nga fillimi pandemisë.

Sipas ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 24 raste në Tiranë, 8 raste në Krujë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 në Lezhë, 2 në Pukë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Kamzë.

Në vend janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Ndërkohë, ministria bën të ditur se Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar.

Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1


Shtuar 13.06.2020 09:18