Braziliani më i pasur në pranga, akuzohet për korrupsion
Biznesmeni brazilian Eike Batista është arrestuar menjëherë pas aterrimit në aeroportin në Rio de Zhanejro, për shkak të korrupsionit.

Ai dyshohet se i ka dhënë ryshfet ish-guvernatorit të shtetit federal Rio de Zhajenro, ndërsa urdhri për arrestimin e tij është dhënë të enjten e kaluar, në kohën kur Batista ka qenë jashtë vendit.

Ndërkohë, Batista nuk është akuzuar ende formalisht, pasi sipas ligjit brazilian, vetëm prokuroris mund të ngrejë aktakuza.

Sipas medieve, Batista që para pesë vitesh, të ardhurat mujore u shkonin deri në 30 miliardë dollarë dhe për këtë renditej në listën e 10 personave më të pasur në botë. /albeu.com/

Shtuar më 31/01/2017, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori