Brazil vdesin 11 veta nga moti i keq
Reth 11 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë në jug të Brazilit, në shtetin e Parana-së për shkak të motit të keq. Qytetet Morretes dhe Guaratuba, kanë mbetur tërësisht të izoluara pasi ka probleme të mëdha me rrëshqitjen e tokës, me shembjet e urave apo përmbytjet, dhe kësisoj është shkëputur edhe komunikimi me këto zona.

Ndërkaq porti i Paranagua-s është i depertueshëm vetëm nëpërmjet rrugëve detare. Prej 4 ditësh vijojnë reshjet e shiut, dhe situata në rajon përkeqësohet nga ora në orë. Edhe lumenjtë po ariijnë në limitet e nivelit të ujit.

Në fillim të muajit mars, u raportua për 355 viktima për shkak të motit të keq në brazil, kryesisht në rajonin malor në afërsi të Rio de Janeiros.

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta u kanë marrë jetën qindra njerëzve në disa zona në të cilat vërshimi i ujit ka provokuar edhe rrëshqitje të tokës. Një situatë e vështirë paraqitet në juglindje të Brazilit.

Numri më i madh i viktimave në fillim të muajit mars, u raportua në qytetin Teresopolis ku maje u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2011, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori