Brazil, presidentja e parë femër Dilma Rousseff
Pëlqej
Kandidatja e partisë në pushtet në Brazil, Dilma Rousseff, ka fituar në zgjedhjet presidenciale, ka njoftuar Tribunali Suprem Zgjedhor. Në këtë mënyrë, Dilma Rousseff do të bëhet femra e parë presidente e këtij vendi.

Ajo u zgjodh pas përfundimit të mandatit të presidentit të popullarizuar, Luiz Inacio Lula da Silva.

Dilma Rousseff asnjëherë nuk ka shërbyer si zyrtare e zgjedhur, por ishte shefe e kabinetit të zotit da Silva, ndërsa më parë edhe ministre e energjisë në qeverinë e tij. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori