Brammertz: Arrestimi i Mlladiqit dhe Haxhiqit prioritet
Pëlqej
Albeu.com
Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz ka deklaruar në Sarajevë se, arrestimi i Ratko Mlladiqit dhe Goran Haxhiqit, janë prioritete absolute të gjyqit në Hagë.
"Tash është prioritet arrestimi i Mlladiqit dhe Haxhiqit. Arrestimi i këtyre të ikurve është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Bosnjën dhe Hercegovinën, mirëpo është në pyetje edhe kredibiliteti i drejtësisë ndërkombëtare dhe i bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë të mërkurën Brammertz, pas takimit që ka zhvilluar me anëtarët e Kryesisë së BeH, Zhelko Komshiq dhe Haris Silajxhiq.

Ai po ashtu ka vlerësuar arrestimin e Stojan Zhuplaninit dhe Radovan Karazhiqit si shumë të rëndësishëm për viktimat në Bosnje e Hercegovinë – ndërsa ka shfaqur brengën e tij për afatet që janë dhënë për mbylljen e Gjyqit në Hagë.

Brammertz ka vlerësuar se, deri në vitin 2010, kur Tribunali pritet të përfundojë misionin e tij, nuk mund të kryhen të gjitha proceset që janë duke u trajtuar në këtë gjykatë. /Telegrafi/
Shtuar më 13/11/2008, ora 20:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori