BP: Kemi ndaluar rrjedhjen e naftës
Albeu.com
Kompania "British Petrolium" njofton se për herë të parë është ndaluar rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës, që nga shpërthimi i platformës Deepwater horizon. Lajmi publikohet në Wall Street Journal.
Më herët BP mbylli tubat që thithin naftën tek anijet ndihmëse, në mënyrë që e gjithë forca e derdhjes së naftës të përqëndrohet tek kapaku i ri i vendosur. Ndërkaq robotët nënujorë kanë mundur të mbyllin një nga një çarjet e kapakut ose të tapës prej nga ku del nafta.
Shtuar më 15/07/2010, ora 22:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori