Bota mëson lajmin e mirë! Vitin tjetër nuk do të ketë më kancer
Pacientët me kancer mund të shërohen tërësisht nga sëmundja e tyre falë një terapie imunologjike që nuk është përdorur më parë, thonë shkencëtarët.

Ekspertët e laboratorit thonë se trajtimi mund të testohet për pacientët vitin e ardhshëm me shpresën se do t’i vendosë ata në “shërim të plotë”.

Shefi ekzekutiv i kompanisë bioteknike LIfT Biosciences, Alex Blyth, gjithashtu tha se ekipi i tij shpresonte të krijonte “bankën” e parë në botë të qelizave që vrasin kancerin.

Ai tha: “Nuk po flasim thjesht për menaxhimin e kancerit. Ne po shohim një terapi kurative që do të merrni një herë në javë gjatë pesë deri në gjashtë javë. Bazuar në eksperimentet tona laboratorike në minj, shpresojmë të shohim pacientë që shërohen plotësisht”.“Ne jemi të ngazëllyer nga këto rezultate të hershme.”, thonë ekspertët. Ekipi do të përqëndrohet në kancerin e pankreasit, i cili është një nga kanceret më vdekjeprurës.
Shtuar më 24/11/2017, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori