Bota me 202 milionë të papunë
Bota regjistron rreth 202 milionë persona të papunë. Sipas një raporti të organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për punësimin global në vitin 2013 norma e papunësisë globale do të rritet më shumë se 6 për qind.

Shkak i rritjes kaq të madhe të shifrave të papunësisë në shkallë globale Organizata Ndërkombëtare e Punës tregon dëmin që i kanë shkaktuar tregut të punësimit masat e kursimit që janë marrë në shumë vende të zhvilluara, kryesisht ato evropiane.

Sipas Raportit të Punësimit Global për vitin 2012 që nga kriza financiare e viteve 2008-2009 e këtej kanë humbur vendin e punës rreth 50 milionë njerëz. Situata është shqetësuese në veçanti në Evropë, por përmirësimi i tregut të punësimit vonon edhe në vendet e zhvilluara si Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tregu i punësimit në Evropë do të vazhdojë të jetë në të njëjtin nivel deri në vitin 2016 në qoftë se nuk do të ketë ndryshime në politikën aktuale që ndiqet nga qeveritë e këtyre vendeve, bën të ditur ILO dhe paralajmëron për një rritje ekonomike më të ngadaltë.

Politika e kursimeve financiare në shumë vende të zonës së euros e ka thelluar edhe më shumë krizën e punësimit dhe madje në Evropë kjo mund të shkaktojë edhe një recesion të ri, nënvizon ILO në raportin e saj. /albeu.com/

Shtuar më 01/05/2012, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori