Bota kundër Putinit, edhe Australia dëbon diplomatë rusë
Australia është vendi i fundit që i është bashkuar listës së shteteve që kanë dëbuar diplomatë rusë në kuadër të reagimit global ndaj helmimit të një ish-spiuni rus në Britaninë e Madhe.

Kryeministri austriak Malcolm Turnbull tha se sulmi ishte sulm ndaj të gjitha vendeve, dhe jo vetëm ndaj Britanisë së Madhe.

Më shumë se 100 diplomatë rusë u dëbuan nga mbi 20 vende si pjesë e reagimit të koordinuar nga SHBA-ja dhe BE-ja. Rusia u zotua se do t’i përgjigjej kësaj situate që ata e shohin si provokative.

Moska mohon çdo përgjegjësi në sulmin ndaj ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia. Ata u helmuan me gaz nervor dhe mbeten në spital, në gjendje kritike për jetë.



Shtuar më 27/03/2018, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori