Bota fik dritat për një orë
Më 24 mars dritat janë fikur në Kullën Eiffel në Paris, Orën e Londrës, Big Ben, Sheshin e Kuq në Moskë dhe shumë vende të tjera, në kuadër të përpjekjeve globale për të rritur vetëdijen për rrezikun e ndryshimeve klimatike.

Ora e Tokës ka nisur në Australi më 2007 dhe tani praktikohet në 187 shtete, duke i ndaluar dritat në 20:30 për një orë.

Organizatorët kanë thënë se kjo praktikë përbën lëvizjen më të madhe për ndryshimet klimatike.

“Ka për qëllim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjesambientit dhe kafshëve”, ka thënë shefi i WWF-së, Dermot O’Gorman.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ngjarja vjen në një kohë të presionit të madh për njerëzit dhe planetin.
Shtuar më 25/03/2018, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori