Morata me fjalë të mëdha për Pedrin: Do të jetë ndër lojtarë më të mirë në histori të Spanjës

Sulmuesi Alvaro Morata ka lavdëruar lartë mesfushorin Pedri.

Pedri ka qenë mahnitës edicionin e kaluar te Barcelona, derisa është duke shkëlqyer me Spanjën në “Euro 2020”.

Paraqitjet e mira kanë ndikuar që të këtë lëvdata edhe nga bashkëlojtarët, derisa Morata ka besim se do jetë ndër lojtarët më të mirë në histori të Spanjës.

“Pedri do jetë ndër lojtarët më të mirë në histori të Spanjës”.

“Është një ndër mesfushorët më impresionues që kam parë, në stërvitjet e parë, ai na çmendi, është talent i veçantë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Spanja do takohet sonte (e martë) me Italinë në gjysmëfinale të “Euro 2020”.


Shtuar 6.07.2021 11:56