Boston, homazhe per Kennedin, te shtunen funerali
Albeu.com
Të afërm dhe miq u mblodhën në Boston për të bërë nderimet e tyre ndaj senatorit të Shteteve të Bashkuara Edward Kennedy, i cili u nda nga jeta të mërkurën pas një betejë me kancerin e trurit.Trupi i Edward do të qëndrojë në muzeun presidencial John F. Kennedy deri të shtunën, ditën që ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet në Boston. Senatori, vëllai I Presidentit John Kennedy dhe senatorit Robert Kennedy u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Disa pjesëtarë të familjes Kennedy përshëndetën disa prej mijëra njerëzve që prisnin në rradhë jashtë muzeut, për të bërë nderimet e tyre. E veja e tij Victoria dhe të tjerë nga familja Kennedy ndodheshin atje për të mirëpritur njerëzit.
Shtuar më 28/08/2009, ora 19:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori